Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar medalje në Lojërat Botërore Univeristare. Kjo ngjarje e rëndësishme e studentëve po mbahet në Gjermani.
Deri në finale të kategorisë deri 63 kg, Laura mposhti tri kundërshtare.
Fazliu është prej më të mirave në botë në këtë kategori.
Në çerekfinale, Laura mposhti xhudisten gjermane Viktoria Folgen, duke siguruar kështu kalimin në mesin e katër më të mirave të turneut. Në përballjen e radhës, ajo do të ndeshet me italianen Flavia Favorini për një vend në finale.
Fazliu po garon nën udhëheqjen e trajnerit Fatos Tabaku dhe përfaqëson Kosovën në këtë ngjarje të madhe ndërkombëtare në kuadër të Federatës së Sportit Universitar të Kosovës (FSUNK).
Në delegacionin kosovar marrin pjesë edhe xhudisti Dardan Cena (-73kg), si dhe sportistët e taekwondo-së Elion Agushi dhe Rona Gashi. Kosovën e përfaqësojnë gjithashtu presidenti i FSUNK, Musa Selimi dhe sekretari i përgjithshëm, Fidan Hamiti.
Në këtë edicion të Lojërave Universitare Botërore po marrin pjesë rreth 9,200 sportistë nga më shumë se 100 vende të botës. Performanca e Laurës është një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të studentëve-sportistë kosovarë në arenën ndërkombëtare./Katror.info