Laura Fazliu në përballjen e saj të katërt, në çerekfinale u ndal nga hungarezja Szofi Ozbas.
Ndaj saj kishte dy aksione të rrezikshme, por nuk realizoi pikë. Kur pritej tentim tjetër nga Laura, Ozbas realizoi aksion të bukur në kundërsulm dhe fitoi me Ippon.
Laura përfundoi e shtata në kategorinë deri 63 kg.
Në raundin e tretë të kategorisë deri 63 kg, Laura e mposhti brazilianen, Ketleyn Quadros.
Fillimisht bëri hedhje të bukur për uazari e më pas tjetër hedhje mjeshtërore për Ippon
Laura ishte e mahnitshme edhe në dy përballjet paraprake, ku pati një duel të fortë me kroaten Iva Oberan, të cilën e mposhti me uazari, ndërsa përballjen e saj të parë e pati të lehtë, me Nadia Guimendego nga Republika e Afrikës Qëndrore, luftën me të cilën e mbylli për më shumë se një minutë. /Katror.info