Media franceze “Le Courrier des Balkans” shpalli Flutura Kusarin si njërën ndër heroinat dhe heronjtë e Ballkanit për vitin 2023. Në të njejtën kohë ajo u quajt edhe “zëri i gazetarëve”. Këtë e ka bërë të ditur vet Kusari në një njoftim në rrjetin social Facebook.
“Le Courrier des Balkans e fillon pershkrimin per mua: Ajo eshte zeri i gazetareve. Nuk ka nder me te madh per mua se sa me u pa si zeri i gazetareve”, ka shkruar Kusari. Flutura Kusari është këshilltare e lartë ligjore në Qendrën Evropiane për Lirinë e Mediave dhe Shtypit (ECPMF)./Katror.info