Ashtu edhe siç është paralajmëruar, Ledri Vula ka publikuar sot këngën e tij më të re.
Ajo titullohet “1 goat për ty”, që tingëllon njëjtë sikur kënga mjaft e dëgjuar e tij “Një gotë për ty”, por që tani nuk dihet nëse në vend të gotës së verës ai i referohet “dhisë” (anglisht “goat”) të cilën e ka përfshirë në videoklip, apo thënies së millenials “Greatest Of All Time” (GOAT).
Teksti është shkruar nga vetë ai, kurse muzika është prodhuar nga BigBang.
Kënga është publikuar edhe me videoklip ku paraqitet vetë Vula. Këngëtari ka paralajmëruar se përveç këngës, po sot ai ka publikuar edhe albumin me të njëjtin titull./Katror.info