Një ekip ndërkombëtar studiuesish i udhëhequr nga Japonia do të dërgojë së shpejti një rover të vogël robotik në hënën e Marsit, Phobos.
Japonia, Gjermania dhe Franca nënshkruan më parë një marrëveshje për zhvillimin e roverit dhe eksplorimin e Phobos. Roveri do të lëshohet si pjesë e misionit japonez të eksplorimit të hënës së Marsit (MMX) dhe do të operojë në sipërfaqen e ashpër dhe me gravitet të ulët të Phobos, transmeton New Atlas.
Roveri u prezantua në ekspozitën ajrore të Parisit të këtij viti dhe misioni i tij do të jetë të eksplorojë hënën dhe të mbledhë mostra që do të transportohen në Tokë nga anija kozmike MMX. Misioni nuk është vetëm interesant, por mund të sigurojë informacion të paçmuar për origjinën e Phobos.
Zhvillimi i roverit, i quajtur IDEFIX, është pothuajse i përfunduar, duke përfshirë të gjitha instrumentet dhe sistemet, dhe lëshimi duhet të bëhet gjatë verës. / Katror.info