Indeksi Global i pensioneve ka publikuar një renditje të vendeve që janë më të mirat për pensionistët. Lista përfshin 40 vende në botë ku pensionistët jetojnë më mirë.
Në secilin vend u analizuan disa kategori, duke përfshirë masën e pensionit, kujdesin shëndetësor, cilësinë e mjedisit dhe kushtet e përgjithshme të jetesës. Bazuar në këto analiza, u publikua lista e 40 vendeve janë më të mirat për pensionistët, shkruan Katror.info.
Sipas kritereve të marra në konsideratë, duket se jeta më komode e pensionit është e rezervuar për Norvegjinë, e cila është në vend të parë. Norvegjia pasohet në listë nga Zvicra, Islanda, Irlanda dhe Australia. Ndër dhjetë vendet e para janë vetëm dy jashtë Evropës – Australia dhe Zelanda e Re.
Nga rajoni, Sllovenia zuri vendin e 21-të dhe kështu u gjend përballë vendeve të mëdha si Japonia, Franca dhe Italia. Hungaria është në vendin e 32-të.
Përndryshe, Indeksi Global i Pensionit kërkon të ekzaminojë faktorët që ndikojnë në sigurinë e daljes në pension. Që nga viti 2012, publikohet nga kompania franceze Natixis, e specializuar në menaxhimin e pronave. /Katror.info