Liverpooli ka shënuar njërën prej fitoreve më të mëdha në histori. Ndërkohë Manchester Unitedi ka pësuar njërën prej humbjeve më turpëruse në histori.
Manchester United pësoi një disfatë shkatërruese si mysafir ndaj Liverpoolit të dielën, duke u mposhtur 7-0 në humbjen më të madhe të regjistruar ndonjëherë në këtë derbi historik. United pranoi një gol në fund të një pjese të parë premtuese, me gjashtë gola të tjerë që pasuan në pjesën e dytë.
Ishte një kapitullim jo karakteristik nga skuadra e Erik ten Hag, i cili nuk ka fituar në Anfield për më shumë se shtatë vjet.
Për ta parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 43-të e ndeshjes, kur Cody Gakpo realizoi një gol spektakolar për 1-0 pas asistimit nga Andy Robertson.
Me epërsinë minimale 1-0 të vendasve u mbyllën 45 minutat e para.
Pjesa e dytë nisi fuqishëm për skuadrën vendase ku realizuan dy gola të shpejtë brenda tre minutave.
Darwin Nunez ngriti epërsinë e The Reds në 2-0 në minutën e 47-të dhe Cody Gakpo në të 50-ten e ngriti epërsinë në 3-0.
Ishte minuta e 66-të e ndeshjes, kur Mohamed Salah me një gjuajtje bombastike ngriti epërsinë e The Reds në 4-0.
Liverpooli nuk i ndali sulmet dhe në minutën 75-të Darwin Nunez realizoi golin e dytë personal në këtë sfidë për 5-0.
Tetë minuta më vonë, ishte sërish Mohamed Salah që doli në skenë teksa shënoi për 6-0 një gol të bukur.
E për rezultatin përfundimtar u përkujdes Roberto Firminio i cili dy minuta para fundit shënoi për 7-0 pas asistimit nga Mohamed Salah.
Me këtë fitore Liverpooli ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 42 pikë, shtatë më pak se United që mbanë vendin e tretë në tabelë. /Katror.info