Ka filluar numërimi mbrapsht për njërën prej ngjarjeve më të mëdha të muzikës, Eurovisionin.
Këtë vit festivalin do ta mirëpresë Liverpooli, e që veçse ka filluar përgatitjet.
Një monument i krijuar si “simbol shprese” për Ukrainën është përuruar në Liverpool, ndërsa qyteti përgatitet të presë Festivalin e Këngës në Eurovizion, në emër të vendit në luftë.

Monumenti i Paqes në Ukrainë u zbulua në Strawberry Field, ish-shtëpia e fëmijëve e bërë e famshme nga kënga e Beatles Strawberry Fields Forever.
Statuja 16 metra e gjatë, e cila është një burrë që mban një libër, pëllumb dhe flamur ukrainas, do të ekspozohet për fansat e Eurovizionit që do të vizitojnë qytetin përpara finales së konkursit këtë muaj.
Eurovisioni pritet të fillojë më 9 deri më 12 maj./Katror.info