Pas suksesit të aktivitetit, rikthehet përsëri Logu i hapur: Flea Market, në Oborrin e Prishtina Hackerspace.
Këtë e ka bërë të ditur ”Prishtina Hackerspace” përmes një postimi në Facebook.
Aktiviteti mbahet më 8 tetor në Prishtina Hackerspace nga 11:00 – 17:00.
Sipas organizatorëve, ky aktivitet është vendi ku mund të zbuloni diçka të veçantë, të gjeni një copë të modës së vjetër, ose thjesht të kaloni një ditë të rehatshme duke shikuar.
”Për të gjithë ata/ato që nuk patën mundësinë të marrin pjesë herën e parë, apo për ju që dëshironi të përjetoni sërish këtë atmosferë, jeni të mirëpritur/a në aktivitetin e radhës më 8 tetor në Prishtina Hackerspace nga 11:00 – 17:00.
Ky është një vend ku mund të zbuloni diçka të veçantë, të gjeni një copë të modës së vjetër, ose thjesht të kaloni një ditë të rehatshme duke shikuar”, thuhet në njoftim./Katror.info
Për më shumë detaje klikoni këtu!
Përgatiti:
