Netflix planifikon të rrisë çmimin e shërbimit të tij pa reklama pas përfundimit të grevës së aktorëve të Hollivudit.
Siç shkruan WSJ, Netflix po negocion për të rritur çmimet në disa tregje në mbarë botën, por ka të ngjarë të fillojë me SHBA-në dhe Kanadanë, raporton Reuters, përcjell Katror.info.
Nuk dihet se sa do t’i rrisë çmimet Netflix dhe as kur do të hyjnë në fuqi çmimet e reja.
Në shkurt, platforma uli çmimet e shërbimeve të saj në disa vende dhe në të njëjtin muaj, ajo njoftoi gjithashtu një plan për të frenuar ndarjen e fjalëkalimeve midis abonentëve, i cili u prezantua në më shumë se 100 vende në maj./Katror.info