Kosova për herë të parë sivjet do të garojë në Lojërat Paralimpike 2024 në Paris. Kjo e arritur nuk është vetëm për sportin, por edhe një motivim për personat me aftësi të kufizuara dhe një hap për gjithëpërfshirje në shoqëri.
Për t’i dhënë një shtysë dhe për të mbështetur lëvizjen paralimpike në Kosovë në ditët e fundit ka qëndruar vetë presidenti i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar (KPN), Andrew Parsons, 6 muaj pasi që Kosova u anëtarësua në këtë komitet.
“Jam shumë krenar se çka kam parë këtu dhe një gjë është me rëndësi të përmendet se lëvizja parlaimpike, nuk është vetëm lëvizje sportive; është mirë që atletet të fitojnë medalje të arta, të argjendta edhe bronzta, por vizioni i komiteti ndërkombëtar është që të përdoret parasporti për ta bërë një botë më gjithëpërfshirëse,” tha Parsons gjatë një konference të përbashkët me gazetarë.
Lëvizja paralimpike sipas tij duhet të shihet si një platfromë për të ndryshuar mentalitetin e njerezëve, duke e përqafuar 15 për qind të popullatës që konsiderohet se janë me aftësi të kufizuara.
“Ata duhet të përshëndeten si qytetarë të klasit të parë dhe jo qytetarë të rendit të dytë ose thjesht si qytetarë,” tha ai.
Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës (KPK), Njomza Emini, ka shprehr mirënjohjen e madhe për vizitën e Parsons në Kosovë duke thënë se vizita është sinjal i qartë i mbështetjes, reflektim për punën dhe përkushtim për punën e Komitetit. Emini gjithashtu foli për rëndësine që parasporttistët ët ndjehen të barabartë.
“Është mesazh për këdo se ne jemi të barabartë dhe meritojmë trajtim të tillë. Jemi të lumtur që na ka vizituar presidenti i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar (KPN), Andrew Parsons ku kemi takuar krerët institucionaleë, dhe kemi ngritur zërin për kushte më të mira, për atletët tanë,” tha ndër të tjera Emini.
Duke folur për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Paralimpike në Paris, ajo tha se përgjegjësia e Kosovës do të jetë më e madhe.
Në Lojërat Paralimpike Paris 2024, Kosova do të marrë pjesë me dy parasportistë në sportin e atletikës: Grevist Bytyçi – në vrapim, Vjollca Hoxha – në vrapim me karrocë./Katror.info