Ka disa javë që dyshja shumë e pëlqyer muzikore Loredana dhe Ylli kanë ndarë imazhe në rrjetet e tyre sociale duke punuar në bashkëpunimin e tyre muzikor.
Madje Loredana ndau një imazh me një dorë mistike, për të cilën nuk tregoi se e kujt është. Krejt këto imazhe ngjallën shumë pikëpytje tek publiku se kush është mashkulli misterioz prapa fotografisë.
E doli të jetë pikërisht djali nga Prishtina, Yll Limani, tashmë shumë i dashur për publikun.
Kanga u publikua sot në ora 18:00 dhe titullohet “Kriminele”.
Kanga është prodhuar nga Panda Music, Teksti/Melodia: Tonic & Denk, Yll Limani, Loredana, Beat: Bannzz x DjR Beatz, Miximi: Tonic, Johan Bejerholm.
Kujtojmë se dyshja kanë qenë mjaft të pranishëm në skenën muzikore si shqiptare ashtu edhe ndërkombëtare.
Loredana ishte e nominuar në edicionin e fundit të MTV European Music Awards ku edhe fitoi çmimin “Artistja më e mirë zvicerane”./Katror.info