Loriana Kuka ka nisur me fitore në Grand Slamin e Parisit në xhudo.
Kuka, që garon në kategorinë deri 78 kilogramë mposhti në rrethin e parë me “ippon” xhudisten nga Lituania, Migle Dudenaite.
Ndërsa kujtojmë se xhudistet tona po vazhdojnë shkëlqimin, ku të shtunën Distria Krasniqi fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë. Grand Slami i Parisit njihet si gara më prestigjioze në xhudo./Katror.info