Para pak minutash artisti i njohur Luiz Ejlli publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën më të re “Përjetësisht” e cila mori vëmendjen e publikut dhe brenda pak minutash ka arritur mbi 140 mijë klikime.
Përmes interpretimit të ndjeshëm, Luiz Ejlli ka arritur të transmetojë ndjenjat dhe emocionet e këngës në mënyrë të mahnitshme. “Përjetësisht” sigurisht do të kthehet në një nga hitet më të dëgjuara në radio dhe platformat muzikore, shkruan Top Albania Radio.
Sipas këtij mediuami, hashtagu #perjetesisht është bërë trending në Twitter, duke përfshirë gjithashtu diskutime të shumta rreth këngës së re të Luiz Ejlli. Përdoruesit e Twitterit po shprehin mendime dhe reagime të tyre ndaj këngës, duke komentuar vokalin e tij të shkëlqyeshëm dhe emocionet që transmeton me interpretimin e tij. Disa përdorues po ndajnë tekste dhe citime të preferuara nga kënga, ndërsa të tjerë po lavdërojnë arritjen e Luiz Ejlli në industrinë muzikore.
Këngën mund ta dëgjoni këtu.
Luiz Ejlli u bë fenomen i rrjeteve sociale, pas bujës që bëri në Shqipëri sivjet me paraqitjen në “Big Brother VIP 2”, nga ku doli fitues./Katror.info