Luiza Gega është vajza e artë e Shqipërisë.
Në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, atletja fitoi garën 3000 metra me pengesa, duke shkëlqyer në pistë, teksa dominon në çdo metër të garës, shkruan Euronews.al.
Gega e ndali kronometrin në 9.14.29, një kohë e jashtëzakonshme, sepse brenda pak ditësh thyen sërish rekordin kombëtar 9:15.48, që u vendos nga vetë Luiza më 6 qershor në Holandë.
Atletja fiksoi edhe kohën më të mirë në Lojërat Mesdhetare, që mbahej nga vet ajo me 9.27.73 si dhe konfirmoi medaljen e artë që pat fituar katër vite më parë në Tarragona.
Me arin e Luiza Gegës, tani Shqipëria ka dy medalje të arta dhe një bronz, thuhet në postimin e Komitetit Olimpik Shqiptar. /Katror.info
Përgatiti:
