Kampionja shqiptare e atletikès, Luiza Gega, është kualifikuar në finalen e Botërorit të Atletikës, duke u renditur e treta në kategorinë e saj.
Në kualifikueset e mbrëmjes së sotme ajo mori pjesë e dëmtuar, por pavarësisht kësaj, kryesoi për një kohë te gjatë.
Gega e mbylli garën e treta, duke regjistruar kohën 9 minuta, 17 sekonda dhe 71 të qintat.
Finalja e garës së 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet të dielën, më 27 gusht.
Gega është kampionia e Europës në fuqi në garën e 3000 metrave me pengesa, ndërsa në Botërorin e fundit u rendit e pesta./Katror.info
Përgatiti:
