Trendet e reja t’ushqimit po bahen virale n’rrjete sociale e po na shtijnë edhe neve me lakmu n’to, me eksperimentu e me dekoru pjata. Fundja, asht e vërtetë që njeri han edhe me sy. Pra, kur ta don syni, ta don edhe barku – normalisht, nëse vërtetë ushqimi shijon.
Nëse ke merak me rregullu pjatën tande, por ke qejf edhe me i servu ushqimet bukur edhe për t’tjerët, lulja prej avokados asht nji prej dekoreve ushqimore që definitivisht nuk ka me t’zhgënjy. Madje, t’sigurojmë që ke me i lanë gojë-hapun edhe t’tjerët me shkathtësitë e tua “t’avancume”. Hapat e maposhtëm veçse ta stër-lehtësojnë këtë gja.
HAPI 1:

Merr avokadon e preje n’mes. Largoja thelbin. Qëroje avokadon tanësisht.
HAPI 2:

Preje avokadon n’rriska sa ma t’holla.
HAPI 3:

Fillo me kriju nji vijë t’gjatë me dorë duke i shtre ngadalë rriskat e avokados n’formë vagoni.
HAPI 4:

Ngadalë fillo me ju dhanë formë rrumbullake. Pra, mbështjelli rriskat e avokados ngadalë me dorë.
HAPI 5:

Kur avokadoja ta ketë formën e lules, e ke t’gatshme për servim. Merr nji shpatull gatimi, vendose nën avokado e pastaj n’pjatën që dëshiron. Mundesh me vendosë sipër tostit me ve, krem djathë ose perime t’fërgume, mundesh me e përdorë si dekor për meze, por edhe n’sallata.
Mos harro me i shtu pak limon, kripë e biber sipër n’daq me t’shiju ma shumë. Mundesh sipër edhe fara t’lirit me i shtu, fara susami ose fara biberi t’kuq për ekstra shije. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
