Filmi nga regjisori Florenc Papas “Luna Park” do të jepet si Premierë Rajonale në Festivalin e 65-të Ndërkombëtar të Filmit në Selanik.
Një nga rolet kryesore në këtë projekt e ka Adriana Matoshi, si një aktore me përvojë të gjatë në këtë fushë.
E të tjerë të përfshirë në film janë: Orion Jolldashi, Nik Xhelilaj, Flonja Kodheli, Amos Zaharia dhe Eno Milkani.
Ky film trajton peisazhin postkomunist të Shqipërisë, ku një nënë e vetmuar, Mira, dhe djali i saj adoleshent i trazuar, Toni, luftojnë me një shpërthim të dhunës civile që copëton kombin e tyre të Evropës Lindore.
Adriana ka qenë duke punuar që një kohë të gjatë për këtë film, meqë ka ndarë vazhdimisht pamje nga xhirimet./Katror.info