Sa vjeç është? 85? 90? E, çka nëse 141 vjeç?
Kjo mund të tingëllojë e pamundur, por në të ardhmen njerëzit mund të jetojnë shumë më gjatë sesa tani, sipas një studimi amerikan.
Dr David McCarthy, një asistent profesor në Universitetin e Gjeorgjisë, thotë se është e mundur që burrat të jetojnë deri në 141 vjeç dhe gratë mbi 130.
Deri më tani shkencëtarët kanë menduar se mosha më e vjetër që njerëzit mund të jetojnë është pak më shumë se 120.
Pse njerëzit mund të jetojnë më gjatë se sa më parë?
Njëqind vjet më parë jetëgjatësia ishte shumë më e shkurtër se sa është tani. Por me përmirësime si në kujdesin shëndetësor ashtu edhe në dietat e njerëzve, jetëgjatësia u rrit gjatë gjithë shekullit.
Deri në vitin 2010, mosha mesatare që shumica e njerëzve mund të prisnin të jetonin ishte 82 vjeç për gratë dhe 78 për burrat.
Tani ky studim i ri amerikan thotë se për shkak të përparimeve në mjekësi dhe disponueshmërisë së gjerë të ushqimit me vlera ushqyese, mund të jetë e mundur që njerëzit të jetojnë deri në një moshë shumë më të madhe.
Kush ishte personi më i vjetër ndonjëherë?
Edhe pse shumica e njerëzve do të ishin të lumtur të arrinin moshën 100 vjeç, personi më i vjetër ndonjëherë arriti mbi 122!
Jean Louise Calment nga Franca ia kushtoi jetën e saj mungesës së stresit, “Nëse s’mund t’bësh asgjë për diçka, mos u shqetëso”, u tha ajo gazetarëve.
Ajo gjithashtu i donte ëmbëlsirat dhe i hante ato deri në moshën 119-vjeçare!/Katror.info