Një mace e cila u zhduk në Long Island të Nju Jorkut, është në rrugën e saj për ribashkim me pronarët pasi u gjet 10 vjet më vonë.
Richard Price tha se macja e familjes së tij, Mimi, po qëndronte nën përkujdesje në shtëpinë e kunatës së tij në Miller Place në vitin 2012, kur edhe iku.
Familja kontrolloi zonën, por nuk kishin gjetur asnjë shenjë të Mimit.
Qyteti i Strehimit të Kafshëve, Brookhaven, tha se një mace e kequshqyer me lesh të patrajtuar u soll së fundmi nga një qytetar.
“Ndihej si një mburojë e blinduar, ja sa keq ishte ajo”, tha mbikëqyrësja Linda Klampfl për NBC New York.
Macja u pastrua dhe u skanua për ndonjë mikroçip, duke identifikuar pronarin e saj si Price, i cili tani jeton në Spanjë.
“Sikur të mund të fliste dhe të na tregonte se çfarë ka kaluar”, tha Price.
Ai shtoi se Mimi do të kalojë disa javë në kujdesin e një të afërmi përpara se ai dhe gruaja e tij të vizitojnë Long Island-in muajin e ardhshëm për të sjellë macen në shtëpinë e saj të re jashtë shtetit.