Figura e re prej dylli e këngëtares para performancës së saj në Super Bowl. Madame Tussauds në New York ka zbuluar një statujë të re prej dylli të këngëtares Rihanna përpara performancës së saj në “Super Bowl” të dielën e 12 Shkurtit.
Statuja është e veshur me pamjen e saj “Met Ball 2018” dhe ka drita LED. I gjithë imazhi është kompletuar me thonjtë të mbushur me diamantë, unaza të mëdha dhe tatuazhet e saj.

Vizitorët do të gjejnë ngjashmërinë e Rihanna-s në dhomën Gloë Gala të atraksionit. Më vonë, një statujë tjetër do të zbulohet në Madame Tussauds Orlando që do të shfaqë veshjen e Rihanna-s në pjesën e parë të performancës nga “Super Bowl”.
U deshën rreth 6 muaj për një ekip artistësh në Londër për të përfunduar statujën. /Katror.info