Lindja dhe perëndimi i diellit si fenomen është simbol i një diçkaje të mrekullueshme, edhe kur shihet veç me sy të lirë. Në kuptim më filozofik lindja përfaqëson zgjimin dhe mundësitë e reja, ndërsa perëndimi atë që iku, të pakthyeshmen-kohën. Por, një video e publikuar nga NASA me imazhe të pabesueshme të lindjes dhe perëndimit të diellit në planetiin Mars, mrekulli kjo që shënon edhe herën e parë kur ky fenomen mund të shihet qartë në Mars.
Imazhet u shkrepën nga roveri Curiosity i NASA-s, i cili u largua nga planeti Tokë para 12 vjetësh dhe zuri vendin e tij në planetin fqinj më 2012.
Sondazhi i fundit i bërë nga NASA, bazohet në vëzhgimet e para dy vjetëve më parë të reve të natës sepse njëjtë si në tokë, retë japin informacion thelbësor për shkencëtarët që shpresojnë të kuptojnë më shumë rreth motit të planetit./Katror.info
Përgatiti:
