Një ndeshje tejet interesante do të luhet sonte me fillim nga ora 21:30 në La Liga.
Mallorca e Vedat Muriqit, do të përballet me Barcelonën.
Derisa në kanalin e dytë do të transmetohet një tjetër superndeshje, ku do të ballafaqohet Valencia dhe Espanyol, e cila nis nga ora 19:00.
Kurse, nga ora 20:45, do të luhet ndeshja e Ligue 1, në mes të Nantes dhe Paris Saint Germain.
Në ora 17:00 në Sport 1 do të shfaqen momentet kryesore, golat dhe aksionet e xhiros së 32-të.
Vend padyshim se do të ketë edhe për basketboll.
Në sport 1 nga ora 19:00, do të zhvillohet ndeshja mes Bashkimit dhe Pejës 03, në konkurrencën e femrave (finalja e pestë eventuale)./Katror.info