Mallorca shënoi të dielen fitore në udhëtim kundër Villarrealit, me rezultatin 0:2, me futbollistin tonë, Vedat Muriqi që pati një paraqitje të shkëlqyeshme dhe ishte më meritori në fitoren e skuadrës së tij.
Sulmuesi kosovar fillimisht shënoi gol në minutën e 32-të dhe pastaj dhuroi një asistim për Amath Ndiaye, i cili shënoi në minutën e 76-të.
Faqja zyrtare e klubit të Mallorcas është përkujdesur për t’i bërë një postim të veçantë Muriqit në rrjetet sociale.“Të dua shumë Muriqi”, thuhet në një fotografi të publikuar nga faqja zyrtare e klubit spanjoll në “Twitter”.
Muriqi padyshim që është futbollisti më i mirë këtë sezon te Mallorca. Ai numëron shtatë dhe gola një asistim./Katror.info