“Vizioni Urban për Manifesta 14 Prishtina”, është shpërblyer me Çmimin e Artë në Çmimet Gjermane për Dizajn 2024.
Këtë e ka bërë të ditur sot, kryetari i Prishtinës,Përparim Rama, i cili morri pjesë në ngjarjen për ndarjen e çmimeve të këtij lloji.
”Ky sukses tregon potencialin e madh të Prishtinës për të shkëlqyer në botë duke qenë nikoqire e Festivaleve të tilla. Nëpërmjet përdorimit të metodave të “akupunkturës urbane”, ne përmes këtij festivali, kemi arritur të transformojmë hapësirat publike duke i kthyer gjallërinë dhe inkurajuar qytetarët të marrin pjesë e të ri-përvetësojnë ambientet urbane”. ka shkruar Rama, në Facebook. /Katror.info
Përgatiti:
