Edhe një grua kosovare vjen me një sukses të radhës, duke dëshmuar se talenti dhe përfaqësimi nga Kosova po gjejnë gjithnjë e më shumë hapësirë në skenën ndërkombëtare.
Modelja dhe influencerja Marigona Gona është përzgjedhur si ‘imazhi’ i Kupës së Italisë në basketboll, një rol prestigjioz që i është besuar nga vetë Liga Italiane.
E njohur për sharm dhe energjinë e saj, 24-vjeçarja do të jetë një protagoniste kryesore e kësaj ngjarje të rëndësishme, këtë e bërë të ditur Liga Italiane.
Si pjesë e këtij bashkëpunimi, Marigona ishte gjithashtu protagoniste e një seti fotografik të veçantë me trofeun e Coppa Italia, duke u bërë pjesë e një ngjarjeje që mbledh emrat më të njohur të basketbollit italian.
Ky sukses i radhës vjen pas momentit që e bëri të njohur në arenën ndërkombëtarekur kamerat e kapën në tribunat e ndeshjes mes Olympiacos dhe Asvel në Euroligë, duke e bërë virale në rrjetet sociale dhe tërhequr vëmendjen e mediave të njohura, shkruan Katror.info.
Nga një moment spontan në një angazhim të rëndësishëm, Marigona Gona po e ndërton rrugëtimin e saj profesional përtej kufijve, duke u shndërruar në një emër të pranishëm në evente të mëdha ndërkombëtare./Katror.info
Përgatiti:
