Sopranoja e njohur kosovare, Marigona Qerkezi gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të debutojë rolin e protagonists Norma të kompozitorit Vincenzo Bellini.
Vetë sopranoja e njohur ka ndarë një postim me miqtë në Facebook, duke treguar se sa I rëndësishëm është ky debutim në SHBA.
“Të dashur miq, ju përshëndes ngrohtësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku këto javë jemi duke i realizuar provat intenzive për kryeveprën “#Norma” të kompozitorit Vincenzo Bellini.
Ky do të jetë debutim operistik i trefishtë për mua: në SHBA, në teatrin Palm Beach Opera si dhe në rolin e protagonistes Norma, një rol kaq madhështor dhe shumë sfidues. Jam shumë e lumtur,” ka shkruar ajo.
Kujtojmë se ditë më parë sopranoja me famë botërore, ka bërë të ditur se me rolin “Abigaille” do të debutojë në operan “Nabucco” të kompozitorit Giuseppe Verdi, në Festivalin prestigjioz të Savonlinnës në Finlandë.
Sopranoja Qerkezi, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka thënë se për të personalisht është nder i madh që të debutojë me një rol aq të fuqishëm si i Abigailles në këtë operë ikonike./Katror.info