Mark Zuckerberg zbuloi në Facebook se filloi të rrisë bagëti. Zuckerberg pozoi duke ngrënë një biftek, më pas shpjegoi se ai po rrit lopë në Hawaii.
“Unë fillova të rris bagëti në Ko’olau Ranch në Kauai dhe qëllimi im është të prodhoj disa nga bagëtitë më cilësore në botë. Bagëtitë janë wagyu dhe angus, dhe ata do të rriten duke ngrënë miell arre makadamia dhe duke pirë birrën që ne kultivojmë dhe prodhojmë këtu në fermë, i gjithë procesi të jetë lokal dhe vertikalisht i integruar”, ka shkruar Zuckerberg.
“Vajzat e mia ndihmojnë në mbjelljen e pemëve makadamia dhe kujdesen për kafshët tona. Jemi ende në fillim dhe është kënaqësi ta përmirësojmë çdo sezon. Nga të gjitha projektet e mia, ky është më i shijshmi”, shkroi Marku në Facebook./Katror.info