Ministria e Kulturës së Shqipërisë ka njoftuar një lajm të jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore të vendit.
“UNESCO ka shpallur Arkivën e negativeve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit si pjesë të Memory of the World International Register,” njofton Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
Sipas njoftimit, kjo është cilësuar si një nga thesaret më të çmuara të kujtesës sonë kombëtare shpallet tashmë trashëgimi botërore!
“Nga zemra e Shkodrës, kjo pasuri e rrallë fotografike që ka përjetësuar imazhin, jetën, historinë dhe shpirtin e shqiptarëve, merr sot vlerësimin më të lartë ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thueht se ky nuk është thjesht një vlerësim i kontributit të Marubëve, themeluesve të fotografisë shqiptare, por edhe një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shkodrën, qytetin që i dha jetë artit, kulturës dhe kujtesës së një kombi.
“Për herë të parë, Shkodra ka një pjesë të sajën në Kujtesën e Botës! Krenarë pa fund për këtë arritje që i jep zë, dritë dhe përjetësi një trashëgimie unike”, përfundon njoftimi. /Katror.info
Përgatiti:
