Aktori Matt Damon është shfaqur në shumë filma të nivelit të lartë, por ka një që ai pretendon se është pothuajse i përsosur, edhe pse ai nuk luajti vetë në të.
Kur në Rotten Tomatoes iu kërkua të veçonte pesë filmat e tij të preferuar, aktori menjëherë vuri në pah pjesën e dytë të Kumbarit legjendar, me regji të Francis Ford Coppola, si filmin e parë, raporton Far Out Magazine.
“Unë e kam thënë gjithmonë “Kumbari II”. Mendoj se filmi është pothuajse perfekt. Është e pamundur të përgjigjem dhe të theksosh pesë filmat e preferuar, por do ta veçoja këtë, vetëm për shkak të regjisë, skenarit dhe aktrimit, vlerës së prodhimit,” tha aktori.
Matt Damon madje pati mundësinë të punonte me Francis Coppola-n në ditët e tij të hershme në Hollywood, duke luajtur rolin kryesor në adaptimin e John Grisham të vitit 1997 të The Miracle Worker./Katror.info