Kohët e fundit kanë filluar përsëri thashethemet se Kylian Mbappe ishte mërzitur nga eliminimi në Champions League dhe francezi kishte kontaktuar Real Madridi për një transferim të mundshëm në Spanjë.
Por, deklaratat e Kylian Mbappe tregojnë komplet të kundërtën. Në një intervistë për “France 3”, 24-vjeçari ka shprehur dëshirën e tij të madhe.
“Ambicia ime me PSG-në është të fitoj Champions League. Unë kam luajtur tashmë një finale, një gjysmëfinale, një çerekfinale, një fazë të 1/16. Kam bërë gjithçka, por mungon vetëm ta fitoj si trofe, thjesht më mungon kjo”, ka thënë Mbappe.
“Shpresoj ta fitoj sa më shpejt të jetë e mundur. Largimi? Unë jam parisien dhe kam një kontratë”, është shprehur ylli francez./Katror.info