Më pak se dy javë më parë, kompania për prodhimin e keçapit, Heinz u nis në një mision tashmë viral për të gjetur Elvis Francois, njeriun që mbijetoi gati një muaj në det duke ngrënë asgjë tjetër pos ketchup dhe erëza. Të hënën, kompania i tha CBS News se e gjetën atë në Dominika – falë internetit dhe reporterëve lokalë, shkruan Katror.info.
Francois, 47 vjeç, u bë i famshëm në internet në fillim të këtij viti kur u shpëtua nga ushtria kolumbiane, e cila tregoi se Francois humbi ndërsa punonte në varkën e tij në St. Maarten pasi moti ndryshoi dhe e çoi në det. Ai nuk ishte në gjendje të lundronte në rrugën e tij për në shtëpi, kështu që gjithçka që mund të bënte ishte të “ulej dhe të priste” – dhe të jetonte nga pak ushqime që kishte në bord, “ketchup … hudhra pluhur dhe e supë.
Historia e tij e shtyu Heinz-in të bënte një thirrje për njerëzit që t’i ndihmonin #FindtheKetchupBoatGuy në mënyrë që t’i dhuronin atij një varkë të re që ata premtojnë se do të “pajiset me teknologji të plotë lundrimi për të shmangur një fatkeqësi tjetër në të ardhmen”.
“Gjuetia ka përfunduar,” tha një zëdhënës i Heinz për CBS News të hënën. “Nëpërmjet fuqisë së mediave sociale … Elvis ishte vendosur në Karaibe në ishullin Dominica.”
Kompania tha se postimi i saj në Instagram arriti 4.8 milionë njerëz dhe mblodhi më shumë se 4000 pëlqime – një rekord i markës. Kjo e ndihmoi kompanë të lidhej me gazetën lokale të Dominikës, EmoNews, për të cilin kompania tha se ishte në gjendje të kontaktonte Francois.
Në një postim në Facebook, EmoNews tha se “mund të konfirmojë se përfaqësuesit e Heinz patën një takim të suksesshëm me Elvis Francois.
“Heinz dhe Elvis po përpunojnë detajet logjistike për t’i dhuruar atij varkën e tij të re,” tha Heinz. “Kushdo që ndau, pëlqeu ose komentoi postimin e markës ndihmoi në zgjerimin e shtrirjes së kërkimit dhe luajti një rol të rëndësishëm në gjetjen e Elvisit… dhe Heinz dëshiron të falënderojë të gjithë ata që ndihmuan”, thuhet në njoftimin e kompanisë./Katror.info