Dy milionë kilometra, kushte ekstreme të motit dhe përkushtim ndaj çdo detaji kërkoheshin që Rolls-Royce të përfshinte një model elektrik në vijën e tij të prodhimit.
Zhvillimi i Spectre vazhdon dhe Rolls-Royce ka publikuar një seri të re fotografish nga testet në Afrikën e Jugut, ku kilometrat e testimit u kaluan me vozitje nga perëndimi në bregun lindor, duke përfshirë edhe rrugët me zhavorr, shkruan Katror.info.
Në të njëjtën kohë, fokusi nuk është më në performancën e drejtimit, sepse ajo punë u krye në dy milionë kilometra provë në mot të ftohtë, por edhe në nxehtësi ekstreme. Deri në përfundimin e testimit kanë mbetur edhe rreth gjysmë milioni kilometra.
Në vend të kësaj, prodhuesi tani është fokusuar në optimizimin e cilësimeve të kontrastit të ekranit në kënde të ndryshme të incidencës dhe intensitetit të rrezeve të diellit. Për më tepër, sistemi audio tashmë i optimizuar me 17 altoparlantë u testua përsëri, dhe drejtuesit e testimit duhej të dëgjonin një koleksion këngësh të përgatitur paraprakisht.
Duke qenë se Rolls-Royce nuk i lë asgjë rastësisë, është logjike që në zhvillimin e një modeli të ri të merren parasysh detajet dhe të gjitha ato të testohen në praktikë.
Ndoshta shembulli më i mirë është se deri në 1500 orë testimi janë shpenzuar për optimizimin e sistemit të frenimit rigjenerues, ndërsa i gjithë programi i testimit simulon 400 vjet përdorim, thekson kompania.
Rolls-Royce mund të jetë duke e tepruar paksa, por nuk është e tepruar kur bëhet fjalë për informacionin për agregatët, duke qenë se më parë ishte paralajmëruar se makina do të ketë 585 kuaj fuqi dhe se me një mbushje të baterisë do të mund të kalojë një distancë prej 520 kilometra.
Çmimi ende nuk dihet, ndërsa dërgesat e para të modelit elektrik Spectre priten në fund të këtij viti./Katror.info