Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të publikoj një aplikacion që do t’i lejojë qytetarët të digjitalizojnë patentat e tyre të shoferit.
Sekretari “Science Secretary Peter Kyle” njoftoi të martën se portofoli GOV.UK do publikohet për pajisjet Android dhe iOS më vonë këtë vit, shkruan Albanian Post.
Ky aplikacion do t’i lejojë përdoruesit të ruajnë dokumentet e lëshuara nga qeveria në telefonin e tyre, duke i lejuar ata të qasen menjëherë në vend që të presin versionet fizike.
Portofoli do të përdorë veçoritë si njohja e fytyrës për të ndihmuar në mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve.
Kartat për ish-personelin ushtarak do të jenë dokumentet e para të mbështetura, e ndjekur nga një pilot për patentë shoferi “më vonë në 2025”.
Të gjitha shërbimet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar pritet të ofrojnë një alternativë digjitale në vitin 2027. Por edhe dokumentet fizike tradicionale do të jenë ende qasshme./Katror.info