Adhuruesit e Elvis Presley-t që nuk patën mundësinë ta shihninsa ishte gjallë, falë realitetit virtual, do të kenë mundësinë të shohin performancën e Mbretit të Rock ‘n’ Roll-it në fund të vitit.
Shfaqja “Elvis Evolution” do të përdorë inteligjencën artificiale, projeksionin holografik, realitetin e shtuar dhe teatrin live për të rikrijuar ngjarje nga jeta dhe muzika e Elvisit, njoftoi Layered Reality, kompania e industrisë së argëtimit që po zhvillonshfaqjen.
Do të jetë një festë e jetës së Elvisit; njeriu, muzika dhe trashëgimia e tij kulturore, tha Andrew McGuinnes, themeluesidhe CEO i kompanisë.
Vizitorët do të udhëtojnë nga Tupelo, Misisipi, ku Presley lindinë vitin 1935, në Memphis, Tennessee, shtëpinë në Graceland dhe Las Vegas.
Pika kryesore e kësaj përvoje do të jetë performanca e AI-së sëElvisit, tha McGuinness, duke iu referuar aplikimit të inteligjencës artificiale për të “sjellur” Elvisin në jetë.
Layered Reality ka hyrë në një marrëveshje me Authentic Brands Group, pronar i pasurisë së Elvis Presley, për të zhvilluar”Elvis Evolution”.
Kompania britanike siguroi qasje në mijëra foto dhe video të yllit të muzikës për të krijuar performanca të reja me ndihmën e AI.
Elvis Presley njihet si artisti më i shitur i muzikës solo ndonjëherë, me më shumë se 500 milionë disqe të shitura.
Pas premierës në Londër, të paraparë në nëntor, shfaqja “Elvis Evolution” do të vizitojë një sërë qytetesh, duke përfshirë Las Vegasin, Tokion dhe Berlinin. /Katror.info