katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    SHBA-ja sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
    3 hours ago
    Kushtetuesja ua ndalon deputetëve vendimet pas kalimit të afatit 30-ditor
    3 hours ago
    Mbretëria e Bashkuar mbështet FSK
    10 hours ago
    BE thirrje institucioneve: Siguroni financim të qëndrueshëm për RTK-në
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vazhdon të jetë e hapur gara e parë për Agrogazetari në Kosovë
    11 hours ago
    Laura Fazliu në finale të Lojërave Botërore Universitare
    10 hours ago
    Dua Lipa performon në natën hapëse të Sunny Hill Festival 2025
    13 hours ago
    Fillon vjelja e mjedrës, fermerët presin 30 për qind më shumë rendiment sivjet
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    12 hours ago
    Filmi biografik për Michael Jackson “Michael” shtyhet për në 24 prill 2026
    12 hours ago
    Nis Festivali i Operës Rame Lahaj me mbrëmjen kushtuar Nexhmie Pagarushës
    17 hours ago
    DokuNights shpalos programin e plotë: Netë magjike në kalanë e Prizrenit
    18 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    4 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    4 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    2 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    5 days ago
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    1 week ago
    Liqeni i Seferanit, një ndër atraksionet natyrore më të vizituara në Belsh
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Më shumë shpresë për fëmijët me kancer?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Më shumë shpresë për fëmijët me kancer?

Last updated: 28/02/2025 10:23 AM
37 Shikime
Shpërndaje
Foto: Hindustan Time

Kanceri te fëmijët është relativisht i rrallë, por një në pesë fëmijë me kancer vdes. Ka shumë pak ilaçe për fëmijët. Tani paraqitet një shpresë e re.

Në vitin 2022, më shumë se 275.000 fëmijë dhe adoleshentë në mbarë botën u diagnostikuan me kancer, ndërsa më shumë se 105.000 fëmijë vdiqën nga kjo sëmundje. Në Evropë, 35.000 fëmijë diagnostikohen me kancer çdo vit, e në Gjermani, sipas Regjistrit të Kancerit të Fëmijëve (DKR) diagnostikohen 2.400 fëmijë në vit. Sa për krahasim, rreth 500.000 raste të reja të kancerit regjistrohen te të rriturit në Gjermani çdo vit, shkruan Deutsche Welle, transmeton Katror.info.

Forma më e zakonshme e kancerit te fëmijët është leucemia (kanceri i gjakut), ndërsa adoleshentët më së shpeshti vuajnë nga limfoma (kanceri i nyejve limfatike). Sipas Fondacionit të Frankfurtit për Fëmijët me Kancer, 80 për qind e pacientëve janë shëruar. Megjithatë, gjasat për shërim për shumë lloje të kancerit nuk janë përmirësuar në 30 vjetët e fundit – mesatarisht një në pesë fëmijë me kancer vdes.

Mundesh me e lexu edhe…

Kushtetuesja ua ndalon deputetëve vendimet pas kalimit të afatit 30-ditor

Nëse te një fëmijë i shëruar kanceri kthehet më vonë, prognoza është e keqe. Mesatarisht, koha e mbijetesës në raste të tilla është tetë muaj. Përveç kësaj, nuk ka një trajtim të standardizuar për rikthimet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shumë pak ilaçe për fëmijët dhe adoleshentët me kancer

Një nga problemet më të mëdha në trajtimin e kancerit te fëmijët është mungesa e mjekimeve të specializuara. Për fëmijët, ekziston vetëm një pjesë e vogël e asaj që është në dispozicion për pacientët e rritur. Shumë barna të reja që dalin në treg janë të miratuara ekskluzivisht për të rriturit.

Prandaj, studiuesit në Qendrën Hopp për Tumoret e Fëmijëve (KiTZ) në Heidelberg po mbështeten në një qasje të individualizuar të trajtimit, duke përdorur “mini-tumore”. Që nga viti 2019, mjekët kanë qenë në gjendje të dërgojnë atje mostra indesh nga fëmijët me kancer, që klasifikohen si pacientë me rrezik të lartë ose që tashmë kanë pasur një rikthim.

Qindra mini-tumore për të luftuar kancerin e fëmijërisë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bazuar në këto mostra, studiuesit rritin qindra mini-tumorë, shpjegon Ina Oehme, drejtuese e Departamentit të Testimit të Barnave. Këta tumorë të vegjël, të njohur edhe si organoidë, lejojnë testimin e 80 barnave të ndryshme në doza dhe kombinime të ndryshme. Barnat e testuara janë kryesisht medikamente onkologjike për të rritur, duke përfshirë ato që tashmë janë miratuar, si dhe ato që janë ende në fazën e provës klinike.

Sipas Oehme, deri tani janë marrë më shumë se 500 mostra të indeve, dy të tretat e të cilave ishin të përshtatshme për testim. Në rreth 80 për qind të këtyre mostrave u gjet një medikament i përshtatshëm, i cili çoi në regres të tumorit në kushte laboratorike. Rreth tre javë pas marrjes së mostrës, studiuesit mund të dinë nëse një ilaç i veçantë funksionon apo jo.

Trajtimi dhe hulumtimi në të njëjtën kohë

Përveç testimit të barnave, studiuesit në KiTZ po bëjnë sekuencën e të gjithë gjenomit të tumorit për të kuptuar më mirë proceset biologjike pas kancerit të fëmijërisë dhe sëmundjeve serioze të gjakut. KiTZ është një institucion i përbashkët i Qendrës Gjermane të Kërkimit të Kancerit (DKFZ), Spitalit Universitar të Heidelberg dhe Universitetit të Heidelbergut. Instituti bashkëpunon me shumë qendra kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas deklaratave të veta, KiTZ po udhëheq programin e parë pan-evropian të sekuencës së gjenomit për fëmijët me kancer. Deri më tani, në këtë program janë përfshirë më shumë se 1.700 pacientë dhe më shumë se 100 qendra nga 12 vende evropiane dhe Izraeli kanë dërguar mostra të tumorit në Heidelberg.

Megjithëse qendra të tjera kërkimore përdorin gjithashtu qasjen e kultivimit të mini-tumorit për të testuar barnat, veçantia e projektit KiTZ qëndron në metodologjinë e tij sistematike. Duke mbledhur një numër të madh tumoresh, kjo qendër ka një bazë të dhënash të gjerë, e cila mundëson rezultate më të sakta dhe më të besueshme, shpjegon Uta Dirksen, onkologe pediatre në Spitalin Universitar në Essen./DW /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:femiejtIlaqkancerLajme te mirasherimshpresetop

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm E fejuara e Jeff Bezos planifikon një ekuipazh vetëm gra në një udhëtim në hapësirë, mes tyre edhe Katy Perry
Artikulli i ardhshëm KQZ: Fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Vazhdon të jetë e hapur gara e parë për Agrogazetari në Kosovë

12 Shikime
Lajme të miraSporti n'Katror

Laura Fazliu në finale të Lojërave Botërore Universitare

22 Shikime
Lajme të mira

Dua Lipa performon në natën hapëse të Sunny Hill Festival 2025

23 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?