Pavarësisht mijëra titujve të përditshëm se si Inteligjenca Artificiale do të na lë pa punë, njëra nga profilet më të kërkuara- menaxhmenti nuk ka shumë të bëjë me teknologjinë. Likedin ka bërë një raport të ri ku menaxhimi/menaxhmenti është radhitur si aftësia më e kërkuar e vitit 2023. Kjo punë kërkon aftësi të tjera njerëzore si: komunikimi, udhëheqja dhe puna ekipore, shkruan Fast Company.
Muajin e kaluar, CEO i Meta-s, Mark Zuckenbergu tha se nuk mendon se janë të nevojshme strukturat e menaxhimit ku vetëm administratorët, menaxhojnë njerëzit që janë duke e bërë punën dhe shumë e komentuan këtë deklaratë si një projektim për shkurtimet e vendeve të punës që do të ndodhë në të ardhmen, meqë kompania njoftoi se do të shkurtonte 11,000 vende pune në nëntor të vitit të kaluar.
Nëse popullariteti i artikujve që për lidership dhe këshilla të menaxhimit është ndonjë tregues, të ashtuquajturat aftësi të buta apo soft skills si inteligjenca emocionale, menaxhimi, dhe komunikimi janë pikërisht aftësitë që shumë prej nesh kanë nevojë më së shumti, pavarësisht revolucionit të inteligjencës artificiale (AI).
Në botën e punës që po ndryshon vazhdimisht e veçanërisht në këtë mjedis të ri ekonomik të pasigurt, nuk ka luks të pritet të zëvnëndësohet efikasiteti i makinerive të AI-së, por në vend të kësaj mund të bëjmë diçka që Inteligjenca Artificiale nuk mundet. Ndër to, të mësojmë të udhëheqim dhe menaxhojmë me empati dhe si të motivojmë dhe dëgjojmë kolegët dhe punonjësit tanë. Me pak fjalë, nëse duam të mbajmë punët tona, ndoshta duhet të mësojmë të jemi më njerëzorë./Katror.info