A keni menduar ndonjëherë, cili ishte mëngjesi i Albert Ajnshtajnit?
Ka qenë shërbëtorja e tij, Herta Waldow, e cila ka zbuluar përmes librit të saj se çfarë hante fizikani i famshëm çdo mëngjes. Ajo thotë se vezët e skuqura ishin të pandashme për fizikanin e njohur.
“Profesori hante gjithmonë vezë të skuqura, pothuajse çdo ditë. Atij i pëlqenin veçanërisht kërpudhat, pasi i hante tri herë në ditë”. Mëngjesi i tij përfshinte edhe mjaltë, të cilin, sipas librit, e porosiste me kilogramë në mënyrë që të kishte gjithnjë bollëk. Kurse gjatë viteve të fundit të jetës së tij ai u bë vegjetaran i rreptë.