Banorët dhe mërgimtarët e fshatit Dumosh të Podujevës kanë nisur një projekt infrastrukturor në vendlindjen e tyre.
Një hapësirë prej 3 hektarësh në fshat shumë shpejt do të shndërrohet në park rekreativ, të cilën do ta shfrytëzojnë banorët vendas.
“Gjendja në fillim ka qenë shumë e keqe, është dashtë fillimisht me bo pastrimin e terrenit, prej lloj lloj mbeturinash, pastaj e kemi rrafshuar me dhe në pjesë tjera kemi vazhdu me lëvrimin e terrenit,” shprehet Shefqet Podvorica, banor i fshatit.
Ndërkaq, hapësira ku është paraparë të bëhet parku ka edhe një histori interesante të cilën e tregojnë banorët. Vehbi Podvorica, kryetar i fshatit.
“Kjo fushë para viteve të 60-ta, kur ka qenë ajo dhuna ndaj shqiptarave, me lot në sy e kanë lanë fushë për kullosa, do të thotë për bagëti, ndërkaq për me plotësu edhe për nder të atyre që kanë qenë, kena vendosë me e rrafshuar këtë fushë,” thotë Vehbi Podvorica, kryetar i fshatit.
Kurse Tefik Bajrami, kryetar i Shoqatës Humanitare ‘Dumoshi’, përmes një video-lidhje nga Zvicrra u shpreh se ideja për këtë mobilizim është mirëqenia e banorëve të fshatit, duke paralajmëruar edhe inicativa të tjera për investime në fshat.
“Unë jam veta nga fshati Dumosh, kam lindë aty, 15 vite i kam kaluar në fshatin Dumosh, dhe kam kujtime të mira par fshatin tim. Ideja ka qenë të kontribuojmë në mirëqeniën e fshatit, ti përdoim fushat e thata në fshatin tonë që nuk përdoren për asgjë”, shprehet Bajrami.
Ky fshat ka 13 lagje me mbi 1300 banorë./Katror.info