Këto ditë festash normalisht nuk mungojnë edhe veprimet bamirëse dhe ndjenja e solidaritetit për t’i ndihmuar ata në nevojë.
Anita Rexha, Elvira Dibrani dhe Lavdim Haradinaj janë tre aktivistë humanitar shqiptarë, të cilët tash e dy vite kanë fituar besimin e diasporës për aktivitetet e tyre bamirëse në Kosovë.
Këta të rinj, Anita në Zvicër, Elvira në Kosovë e Lavdimi në Gjermani të zënë me profesionet e tyre arrijnë prapë të gjejnë kohë për synimin e tyre për të ndihmuar shqiptarët në nevojë.
Ata ndryshe quhen grupi “Vullnetarët”, me qëllim për të ndihmuar sidomos fëmijët jetimë me gjësende të ndryshme.
Duhet theksuar se ndihma më shumë ka të bëjë me rroba, të cilat do të mblidhen nga diaspora. Të gjitha rrobat të cilat çdo mërgimtar e sheh të nevojshme dhurimin e tyre, mund ta bëjë përmes @per_jetimat apo edhe në numrin kontaktues: 045933833./Katror.info
