WhatsApp po prezanton një mënyrë të re për të hapur backup-et e koduara me passkey, duke lejuar përdoruesit të rikuperojnë bisedat e humbura duke përdorur gjurmët e gishtave, njohjen e fytyrës ose kodin e ekranit të pajisjes së mëparshme, shkruan AP.
Kjo vjen pas opsioneve të mëparshme të enkriptimit end-to-end me fjalëkalim ose çelës 64-karakterësh, që kërkonin ruajtjen e informacionit gjatë rikuperimit.

Me passkey, kjo procedurë bëhet më e thjeshtë dhe pa nevojën për të mbajtur mend fjalëkalime.
Veçoria do të nisë gradualisht për përdoruesit në javët dhe muajt e ardhshëm.
Për ta aktivizuar, shkoni te Settings > Chats > Chat backup > End-to-end encrypted backup. /Katror.info



 
			



 
                                
                             

