Meta do të lansojë versionin web të Threads, një përpjekje për të ‘ringjallur’ platformën sociale.
Rivali i X/Twitter pati rritje eksponenciale kur u lançua në muajin Korrik. Megjithatë, përdoruesit e braktisën shpejt për arsye të funksioneve të kufizuara.
Meta do të lançojë versionin web të Threads, një përpjekje për të ‘ringjallur’ platformën sociale.
Rivali i X/Twitter pati rritje eksponenciale kur u lansua në muajin Korrik. Megjithatë, përdoruesit e braktisën shpejt për arsye të funksioneve të kufizuara.
Gjithsesi, disa opsione të versionit celular nuk do të jenë të disponueshme menjëherë në web. Përdoruesit nuk do mund të ndryshojnë foton e profilit apo të dërgojnë një postim nëpërmjet mesazheve direkt, si në Instagram.
Meta ka premtuar se në javët pasardhëse do të rrisë funksionalitetin dhe versionet celular e web do të jenë njësoj./Katror.info