Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Michael Roth, kryetar aktual i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman e ish-ministër, me Medaljen Presidenciale të Meritave, një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës.
Ai tha se Kosova na përket neve dhe Evropa i përket Kosovës. Për këtë Roth, ka falënderuar Osmanin për këtë medalje. “Faleminderit për këtë njohje të përkushtimit tim modest për një Kosovë të lirë, demokratike në zemër të Evropës, e nderuara Presidente Vjosa Osmani dhe i dashur Ambasador Faruk Ajeti!”, shkroi ai.
“Faleminderit për dhënien e Medaljes Presidenciale të Meritave, e nderuara zonja Presidente! Kosova na përket neve dhe Evropa i përket Kosovës. Faleminderit për këtë nder! Unë mbetem mik i Kosovës!”, thuhet në reagimin e tij.