Këngëtari i The Rolling Stones Mick Jagger (79) pozoi me të dashurën e tij 43 vjet më të re Melanie Hamrick në tapetin e kuq. Çifti u shfaq në një shfaqje në hapjen e sezonit veror të Teatrit Amerikan të Baletit në Metropolitan Opera House në Nju Jork.

Melanie dhe Jagger u takuan në koncertin e tij në Tokio në vitin 2014. Miqtë e muzikantit treguan se çifti ishte në një lidhje të hapur. Gjashtë vjet më parë, atyre iu lindi djali, Deveroux. Mick ka shtatë fëmijë të tjerë me pesë gra të ndryshme, si dhe pesë nipër e mbesa dhe një stërmbesë, shkruan Katror.info.

“Mick ka ndryshuar plotësisht. Ai ndërronte shpesh të dashurat. Megjithatë, Melanie dhe Deveroux shkojnë në turne me të, kështu që familja është gjithmonë bashkë. Kjo e bën atë të lumtur”, tha një burim për mediat amerikane në atë kohë. /Katror.info
Përgatiti:
