Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus, e ka përmendur suksesin e fundit që e ka arritur me projektin muzikor “Flowers”.
Ajo ka bërë të ditur se kjo këngë është duke u dëgjuar më së shumti në botë.
“‘Flowers’ po e kalon javën e 12-të që globalisht është e para, faleminderit juve”, ka shkruar Cyrus në rrjetin social Facebook.
Kjo këngë ka mbi 384 milionë klikime në kanalin zyrtar të këngëtares në Youtube./Katror.info