Artistja me famë botërore Miley Cyrus ka surprizuar fansat e saj në postimin e saj të fundit.
Ylli i popit do të publikojë bashkëpunimin me këngëtarin e njohur Pharrell Williams.
Pharrell është i njohur për hitet e tij si “Happy” dhe “Blurred Lines” dhe bashkë me ikonën muzikore Miley Cyrus padyshim që do krijojnë diçka te vecantë, përcjell Kultplus.
Ky bashkëpunim do të quhet Doctor (Work It Out), dhe do të publikohet më 1 mars.
Fansat po presin me padurim publikimin e këtij bashkëpunimi./Katror.info