Milot Rashica ka shënuar gol në ndeshjen miqësore të Galatasarayt ndaj Istanbulsporit. Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë u mbyll me rezultatin 0:6. Seria e golave u hap nga Milot Rashica, i cili shënoi pas tetë minutash lojë.
GOL : Milot Rashica 1-0 pic.twitter.com/AISodTQFTo
— Futbol Arşiv® (@FutbolArsiv) March 4, 2023
Sergio Oliveira (19′), Bafetimbi Gomis (40′), Emin Bayram (55′), Nicolo Zaniolo (85′) dhe Leo Dubois (88′) shënuan golat e tjerë në fitoren e Galatasarayt. /Katror.info