Ministria e Kulturës duket se synon t’iu afrohet artistëve, sportistëve e të rinjve kosovare me një metodë krejt tjetër. Përmes një njoftimi për media, kjo ministri ka njoftuar se ka krijuar një grup në platformën e komunikimit- Viber për t’i komunikuar të rejat e fundit.
“Ky grup është krijuar që të jemi më afër komunitetit të artit, sportit dhe rinisë. Aty mund të gjeni të gjitha informatat më të rëndësishme nga MKRS. Thirrjet për mbështetje financiare, takimet me komunitetin, lajme mbi legjislacionin dhe të tjera, “ thuhet në njoftim.
Ministria ka bashkangjitur edhe linkun në Viber: https://bit.ly/3kImë3r./Katror.info