Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se pas shpërthimit të kanalit në Ibër-Lepenc, sipas analizave të para të kryera , uji që kalon nëpër kanal për momentin nuk është i pastër për pije.
”Sipas analizave të para, të kryera në ujin e patrajtuar, uji që kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit nuk është për momentin i pastër për pije, ndërkohë që përveç analizave mikrobiologjike dhe atyre bakteriologjike, IKSHPK/QRSHP Mitrovicë, do të analizojë edhe paramatra të tjerë që kanë të bëjnë me praninë e metaleve në ujë” thuhet në njoftim.
Në njoftim, ndër tjera theksohet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, është në bashkëpunim të ngushtë me Kompaninë Rajonale Ujësjellësi në Mitrovicë dhe KRU “Prishtina”, do të monitorojnë ujin nga Kanali i Ibër Lepencit dhe do t’i kryejnë të gjitha analizat e nevojshme për t’u siguruar që uji, para se të lejohet për pije, t’i përmbush parametrat e lejuar.
Ministria deklaron se Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK sigurojnë qytetarët që janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që uji që përdoret në zonat e prekura nga pasojat e shpërthimit t’i përmbushë standardet e lejuara.
Ministria e Shëndetësisë, në fund apelon që qytetarët informatat t’i marrin njoftimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së. /Katror.info
Përgatiti:
