Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” Agim Rexhep, njoftoi në rrjetin social se Presidentit Joe Biden dhe Zonjës së parë nga populli i Kosovës do t’i dhurohet një dhuratë tejet e veçantë me rastin e festave të fundvitit.
“Populli Kosovës i dërgon dhurat veshjen tonë nacionale për meshkuj dhe plis/qeleshe Presidentit të SHBA, SH.T. Joe Biden dhe një komplet veshje për femra ,zonjës së parë Dr. Jill Biden me urimet më të mira për fundvit, njoftoi Agim Rexhepi i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” në rrjetin social Facebook.
Media të nderuara ju njoftojmë se para disa dite i kam dërgu në adresë të Shtëpis së Bardhë, Washington DC nga një komplet veshje tonë nacionale për mashkuj me plis/qeleshe dhe një komplet veshje tonë nacionale për femra.
Nuk e kam publiku lajmin deri sot, për shkaqe sigurie dhe derisa kam kuptu që pakoja ka arrit në SHBA.
Së bashku me veshjet i kam dërgu disa lloje posterësh e kartolina ku është edhe fotoja e Presiedentit Joe Biden dhe disa fletëpalosje me aktivitete tona.
Poashtu, ia kam dërgu një letër përshëndetëse e falenderimi për veprimet e tija të bëra ndaj nesh e urimi për festat e fundvitit. Në letër ndër të tjera shkruan
I dashuri President Joe Biden
Duke qenë pëjetësisht falenderues për veprimet e shumta që Ju keni bërë për shtetin e kombin tim në pozicionin e Senatorit, Nënpresidentit e tash si President I SHBA, dhe duke qenë falenderues ndaj Institucioneve të SHBA, për fundvit po ua dërgoj dhuratë Juve e zonjës së parë znj. Jill veshjen tonë nacionale që ka traditë mijëra vjeçare.
Me këto veshje parardhësit e mi shqiptar kan punu, janë rritë e zhvillu dhe kan luftu për me mbrojt pragun e shtëpise – vatrat stërgjyshore nga agresorët e shumtë.
I dashur President unë por edhe pjestarët e kombit tim janë falenderues për rezolutën që Ju e Senatori tashme i ndjere John McCain e keni inicuar SJ 20. Kjo rezolut ka qenë një stimulim shumë I madh shpirtëror për kombin tim njëkohesisht ky ishte mesazhi I madh që SHB-në e kemi fuqishëm me ne. Z. President këto dhurata po ua dërgojmë së bashku me një pjesë të shpirtit tonë, me disa poster ku jeni edhe Ju e letër përcjellëse, ngase Ju keni dëshmu se jeni personalitet që nuk e duron dhunën, segregacionin, vrasjen e ushtrimin e terrorit e gjenocidit ndaj popujve të shtypur…
Veshjet mi sollën dhurat miqtë Isak e Ismet Islami.
Agim Rexhepi
Kryetar I Shoqatës “Miqtë e Amerikës”./Katror.info